Integrimi, mediat: Parlamenti i Holandës mbështet nisjes e bisedimeve me Shqipërinë

Në Parlamentin e Holandës pritet që të nisin sot bisedimet për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Siç raportojnë mediat vendase, parlamenti mbështet nisjen e bisedimeve, duke cituar se “Shqipëria ka bërë përparim të mjaftueshëm për fillimin e bisedimeve me BE”.

Sipas disa prej politikanëve, që kanë qenë kundër integrimit të Shqipërisë, tashmë “është bërë përparim në fusha të tilla si sundimi i ligjit dhe lufta ndaj korrupsionit.”

Për Mustafa Amhaouch të CDA, procedura e re e pranimit është “thelbësore”. Dhe, si rezultat, procesi mund të vonohet, ndalohet ose ribëhet nëse vendet bëjnë hapa pas apo nuk përmbushin marrëveshjet.

Megjithatë, politikani Sjoerd Sjoerdsma citohet të ketë thënë se do të duhen edhe të paktën 10 vite që Shqipëria të behet anëtare e BE-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu