Interi ka dyshime për Lukakun, rrezikohet rinovimi i huazimit nga Chelsea

Dyshimet e shumta të Interit për kushtet e Romelu Lukakut kanë zgjeruar diskutimin e brendshëm mes drejtuesve dhe pronarëve për të ardhmen e “Big Rom” te zikaltërit.

Edhe ditën e djeshme belgu qëndroi mënjanë, pa dhënë shenja konkrete të formës së tij të mirë. Prandaj, dyshimet rriten, veçanërisht për rinovimin e mundshëm të huazimit nga Chelsea për vitin e dytë sipas planeve fillestare, të cilat megjithatë mund të shtrembërohen.

Rreziku i një lamtumire të hershme krahasuar me vitin e dytë të marrëveshjes është i lartë, nëse Lukaku nuk vendos të zgjohet dhe të tregojë formën e tij më të mirë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu