Më 26 qershor 2011, Stephen McDaniel hyri me forcë në banesën e Lauren Giddings, kolege e tij nga Fakulteti Juridik që banonte një kat më poshtë.
Ai e vrau atë dhe më pas ia copëtoi trupin, shkruajnë mediet amerikane, transmeton Gazeta Metro.
Katër ditë më vonë kur Giddings ishte raportuar e zhdukur, McDaniel u intervistua nga një ekip gazetarësh rreth kësaj ngjarjeje. Në intervistë ai u paraqit si person i shqetësuar nga vrasja e një shoqeje të saj që jetonte afër tij.
Më vonë policia e kontrolloi banesën e tij dhe menjëherë dyshoi që ai mund të jetë vrasësi, pasi gjatë kontrolleve në banesë, McDaniel u shqetësua dhe pinte deri në 10 shishe ujë.
Pasi në banesën e tij u gjetën një palë veshje e saj, McDaniel u arrestua dhe pas gjykimit u dënua me burgim të përjetshëm. Ai e pranoi fajësinë për vrasjen gjatë procesit, madje që edhe e kishte përcjellë viktimën para vrasjes.
Kjo është videoja e intervistimit të tij nga televizioni.