Turizmi në Shqipëri çdo ditë e më tepër po nxjerr problematike nga më të ndryshmet, as sa të jithë pushuesit mbeten të pakënaqur për shkak të shërbimeve që ju ofrohen atyre në bregdetin e vendit tonë.
Një tjetër problematikë në turizmin tonë, është mungesa e internetit.
Në redaksinë e investigimeve në “Channel One” mbërritën ankesa të shumta nga abonentët e telefonisë celulare për mungesë të shërbimit të internetit në plazhet e Rivierës në jug të vendit. Edhe pse ky shërbim është me parapagesë, kompanitë e telefonisë së lëvizshme nuk janë korrekte me klientët e tyre.
Në të gjithë vijën bregdetare në jug të vendit: Vlorë, Orikum, Llogara, Dhërmi, Jalë, Himarë, ku pushuesit deklarojnë se shërbimi i internetit nga kompanitë celulare : Vodafon Albania, Telekom Albania dhe Albtelekom-Eagle dhe Plus Communication mungon për ditë me radhë dhe se përveç mesazhit që ju ka mbaruar oferta e internetit, asnjë sms ndjese nuk mbërrin në celularët e tyre.
Burime për Channel One pohojnë se disa nga kompanitë celulare edhe pse janë licensuar për ofrimin e teknologjisë 3G, nuk kanë investuar për instalimin e antenave që ofrojë këtë platformë aksesi në internet. Klientët paguajnë për 3G, por në fakt antena siguron ende shërbimin 2G.
Edhe në rrjetet sociale qytetarët denoncojnë kompanitë celulare për abuzime me paketat e internetit me parapagesë.








