IPK arreston një zyrtar policor në Pejë për dhunë në familje

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së ndërmorën veprimet pas pranimit të informacionit se zyrtari policor, jashtë detyrës zyrtare, dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij në Pejë.

“Menjëherë pas pranimit të informacionit, hetuesit e IPK-së iu përgjigjën thirrjes duke intervistuar viktimën e rastit”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Pas veprimeve fillestare hetimore dhe konsultimit me prokurorin kompetent, zyrtarit policor i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Si pjesë e procedurave administrative, zyrtari gjithashtu është suspenduar nga detyra.

IPK njoftoi se do të vazhdojë bashkëpunimin me Prokurorinë për të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore drejt ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti.

“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime të mëtejshme për të zbardhur të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast”, tha IPK në njoftim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu