Irani i zgjat dorën Turqisë, i del në mbrojtje kundër SHBA-ve

Ministri i Jashtëm i Iranit, Xhevad Zarif, ka reaguar ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për të vendosur sanskione ndaj dy ministrave të Turqisë.

“Sanskionet e paligjshme të SHBA-së ndaj dy ministrave turq tregojnë jo vetëm politikën e presionit dhe shantazhimit që zbaton SHBA nën petkun e politikës shtetërore, por edhe varësinë e saj ndaj sanskioneve”, është shprehur Zarif në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.

Reagimi erdhi një ditë pasi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se SHBA do të vendosë sanksione ndaj ministrave turq Süleyman Soylu dhe Abdulhamit Gül, për moslirimin e pastorit amerikan Andrew Craig Brunson.

Ndërkaq, në një deklaratë me shkrim të Departamentit amerikan të Thesarit, thuhej se Gül dhe Soylu janë përfshirë në listën e sanksioneve pasi “udhëheqin institucionet që kanë pasur rol në arrestimin e tij”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu