Irani publikon pamje nga baza super sekrete ushtarake nëntokë: Ku po “strehojmë” 100 dronë vdekjeprurës

Irani ka treguar pamje nga një bazë e madhe ushtarake nëntokësore të mbushur me drone që gjuajnë raketa. Bëhet fjalë për një bunker masiv, nën një varg malesh. Baza nën tokë është aq e madhe sa duket se zyrtarët ushtarakë përdorin mjete të posaçme për të lëvizur.

Ushtria iraniane dha disa detaje, por jo vendndodhjen e saktë, të bazës së saj sekrete nëntokësore mes tensioneve të ndezura në Gji.

Televizioni shtetëror tha se 100 dronë po mbahen në zemër të maleve të Zagrosit, duke përfshirë Ababil-5, për të cilat tha se ishin të pajisura me raketa Qaem-9, një version i prodhuar nga Irani i Hellfirit amerikan.

Një arsye pse Irani mund t’i mbajë të fshehur dronët është që të parandalojë armiqtë e vendit të shkatërrojnë flotën e tij të madhe.

“Pa dyshim që dronët e forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit janë më të fuqishmit në rajon”, tha komandanti i ushtrisë, gjeneralmajor Abdolrahim Mousavi.

“Aftësia jonë për të përmirësuar dronët është e pandalshme.”

Një korrespondent i televizionit shtetëror iranian tha se ai ishte detyruar t’i mbante sytë lidhur gjatë fluturimit 45-minutësh me helikopter nga Kermanshah-i në Iranin perëndimor, drejt vendit sekret. Ai u lejua që t’i hapte sytë vetëm pasi mbërriti në bazë.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu