Irani sulmoi me raketa spitalin në Izrael, Khamenei mesazh irananëve: Vazhdoni kështu

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, u ka thënë qytetarëve iranianë se “nëse armiku e ndien që ju keni frikë prej tij, ai nuk do t’ju lërë rehat”.

Në një postim në rrjetin X, ai shkruan:

“Vazhdoni të silleni ashtu siç keni vepruar deri më sot; vazhdojeni këtë sjellje me forcë.”

Deklarata vjen pak pas sulmit Iranian me raketa që goditi një spital në jug të Izraelit.

Spitali i goditur ka mbi 1.000 shtretër dhe ofron shërbim për pothuajse 1 milion banorë në jug të Izraelit, sipas uebfaqes së spitalit.

Irani tha se caku kryesor i sulmeve me raketa, ku u godit spitali, ishte një bazë ushtarake izraelite dhe një e inteligjencës, e jo objekti shëndetësor.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Irna, sulmet direkte ishin ndaj ndërtesave ushtarake dhe se spitali u godit “nga vala shpërthyese”.

Edhe Garda Revolucionare Islamike tha se ishin goditur qendra komanduese të ushtrisë dhe inteligjencës së Izraelit, që gjendeshin pranë spitalit.

Por Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha se udhëheqësi suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei, “më nuk mund të vazhdojë të ekzistojë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu