Isa Mustafa e ka kaluar rrezikun, e ndërsa gjëndja e tij shëndetësore është drejt përmirësimit.
Ish-këshilltari i Mustafës, Bajram Gecaj, në një prononcim për mediat në Prishtinë, lidhur me gjendjen shëndetësore të kryetarit të LDK-së, dhe ish-kryeministrit, Isa Mustafa, ka thënë se gjendja e tij është e stabilizuar.
“Mirë është dhe ka përmirësime substanciale”, ka thënë ai.
I pyetur nëse Mustafa ka shanse të kthehet në këtë javë në Kosovë, Gecaj ka shuar shpresat.
“Nuk e besoj, edhe pse po e përsëris prapë se ky është vendim ekskluziv i mjekëve”, ka deklaruar Gecaj. Isa Mustafa ndodhet i shtruar në spital prej gati tre muajsh.










