Isa Mustafa “marton” politikisht Albin Kurtin e Vjosa Osmanin: Të papërgjegjshëm

Një ditë pas votimit të qeverisë së re në Kosovës, e cila do udhëhiqet nga LDK me kryeministër Abdullah Hotin, mentori i tij Isa Mustafa akuzoi rëndë nr.2 në parti, Vjosa e Osmani, e cila, kundërshtar e rrëzimit të qeverisë “Kurti”, nuk pranoi që, si kryetare Kuvendi, të drejtojë seancën e votimit të qeverisë “Hoti”

“Bojkotimi i bashkërenditur i znj. Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit dhe z. Albin Kurti, ish Kryeministër, nuk iu bëri punë.

E para iku nga përgjegjësia ta drejtojë seancën e Kuvendit, në të cilën bashkëpartiaku i saj i LDK-së do të votohej për Kryeministër, kurse partia e saj, LDK, ku akoma është nënkryetare, do ta drejtonte koalicionin qeverisës. Veprim i papresedan dhe i papërgjegjshëm.

Sot, Albin Kurti i iku përgjegjësisë t’ia dorëzojë detyrën Kryeministrit Hoti. Deklarata e tij se nuk ia dorëzon detyrën njeriut qe e ka shkarkuar është e ulët dhe e pasaktë. Në fakt para se ta shkarkonte z. Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë, Kurti e shkarkoi vetëveten me votën e mbi 2/3 të deputetëve.

Pamja e mëngjesit të sotëm e Kryeministrit Hoti, në ceremonin e nderit të njësisë së FSK-së, flet qartë se para tij nuk kishte Kryeministër. Sepse çdo kryeministër me sjellje normale do t’ia dorëzonte detyrën pasardhësit të tij”, shkruan kreu i LDK-së, Isa Mustafa.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu