Isa Mustafa po e vazhdon trajtimin në Gjermani, kur do të kthehet?

Ish-Shefi i Qeverisë dhe lideri i LDK’së do të vazhdojë edhe më tutje trajtimin shëndetësor në Gjermani. Këshilltari i Mustafës nuk ka dhënë ndonjë datë se kur Isa Mustafa do të kthehet në Kosovë. Por, kanë thënë se shëndeti i tij është përmirësuar.
Isa Mustafa ka nisur javën e katërt të trajtimit shëndetësor. Në LDK nuk kanë dhënë asnjë datë se kur lideri i tyre do të kthehet në Kosovë. Kanë thënë se mjekët gjermanë i kanë rekomanduar vazhdimin e terapisë fizikale.

Besnik Berisha, këshilltar i Isa Mustafës, ka thënë për Express se lideri i LDK’së do të vazhdojë terapinë edhe në ditët në vijim.

“Mustafa gëzon shëndet të mirë dhe aktualisht po vazhdon me terapi fizikale”, ka thënë Berisha për Express

Sipas tij, Mustafa do të kthehet në Kosovë pasi mjekët të vlerësojnë se nuk do t’i nevojitet më vazhdimi i terapisë fizikale.

“Nuk është caktuar akoma data e kthimit, por , sigurisht se me të përfunduar terapia fizikale, z. Mustafa do të kthehet në Kosovë”, ka deklaruar Mustafa.

Sidoqoftë, sa ishte në Prishtinë për trajtim shëndetësor, mjekët kishin dyshuar se Mustafa mund të jetë prekur edhe nga “Guillain-Barré syndrome” (GBS).

Sindroma GBS është një çrregullim në të cilin sistemi imunitar i trupit sulmon një pjesë të sistemit nervor periferik. Simptomat e para të këtij çrregullimi përfshijnë shkallë të ndryshme të dobësisë ose ndjesive. Këto simptoma mund të rriten me intensitet derisa muskuj të caktuar nuk mund të përdoren fare dhe, kur është e rëndë, personi është pothuajse tërësisht i paralizuar.

Një individ i tillë shpesh vihet në një ventilator për ta ndihmuar me frymëmarrje dhe është parë nga afër për probleme të tilla si rrahje jonormale të zemrës, infeksione, mpiksje të gjakut dhe presion i lartë ose i ulët të gjakut. Shumica e individëve, megjithatë, kanë shërim nga kjo sindomë, edhe pse disa vazhdojnë të kenë një shkallë të caktuar të dobësisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu