Ischinger: Bravo Scholz, gjuhë e qartë për Beogradin mbi njohjen e Kosovës

Ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Ischinger, njëherësh edhe ish-ambasador gjerman në SHBA, ka përgëzuar qasjen e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, ndaj Serbisë për çështjen e njohjes së Kosovës.

Ischinger në llogarinë zyrtare të tij në Twitter, ka lavdëruar bundeskancelarin gjerman, Olaf Scholz, për deklaratën e tij në Beograd, për njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Bravo Olaf Scholz : Gjuhë e qartë për Beogradin mbi temën e njohjes së Kosovës nga Serbia! Megjithatë, do të ishte më e dobishme nëse të gjitha anëtaret e BE-së do ta njihnin Kosovën së pari: ka ende shumë për të bërë!”, ka shkruar ish-përfaqësuesi i BE-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu