Ish-ambasadori Foresti: Shqipëria si në vitin 1997, pandemia zbehu ndërhyrjen e Europës

Ish-ambasadori italian Paolo Foresti në intervistën me gazetarin Enkel Demi e paralelizoi situatën e krijuar sot me atë të vitit 1997, duke shprehur habinë se jemi në të njëjta ujëra ndonëse kanë kaluar 30 vite nga instalimi i demokracisë në vend.

Ai bëri një panoramim të situatës politike në vend, dhe qeverisjes vetëm nga një parti, duke nënvizuar rëndësinë e ndërhyrjes së vendeve mike.

Megjithatë ish-diplomati theksoi se pandemia ka zbehur qasjen e Europës ndaj Shqipërisë, kjo për shkak të krizës ekonomike.

Mund të krahasojmë regjimin e sotëm me kaosin e 97?

Janë situata të përmbysura. Ajo që më habit dhe më bën keq ishte se në 97 ishim pak vite pas rënies së diktaturës, kurse tani jemi 30 vite më pas dhe më vjen keq kur shoh se ka ende shumë përpjekje për të ndërtuar demokracinë dhe ende nuk jemi në atë pikë. Për të ndërtuar demokracinë duhet dialog, duhet durim. Duhet një përpjekje e të gjitha palëve që duhet të shkojnë në marrëveshje duke mësuar nga e kaluara.

Shqipëria është duke përjetuar një regjim?

Është një pyetje që nuk mund t’i jap një përgjigje. Unë e jetoj Shqipërinë ditë për ditë, unë e dua vendin tuaj edhe pse nuk e flas gjuhën tuaj, por e kuptoj pak. Por do kem raste ta studioj. Më bën përshtypje konfikti institucional. Jam një njeri që shoh nga jashtë por e njoh. Kemi një parlament që i përket vetëm një partie sepse të gjithë e dimë si ka shkuar jeta parlamentare në vend.

Kemi një situatë të zgjedhur të administratave zgjedhore dhe pjesëmarrja në votime ishte shumë e ulët. Presidenti po përpiqet të bëjë arbitrin, por vendi është në paqëndrueshmëri që duhet të hiqet. Jam përgjigjur me një letër të hapur kryeministrit Rama. Ai shprehet se është tifoz i Juventusit. I lejova vetes të kujtoja se në futboll ashtu si në jetën e përditshme duhet të ketë dy kundërshtarë dhe një arbitër që luajnë me rregulla. Por nuk Shqipëri nuk po ndodh kjo gjë. Është njësoj si në 97, por sot vendi i ka kushtet për një demokraci moderne. Vendet mike duhet ta ndihmojnë drejt kësaj rruge. Situata nuk mund të vazhdojë kështu.

Një farë zbehtësie të pranisë së Europës ndaj Shqipërisë ka pasur por ka shumë faktorë për këtë duke përfshirë edhe një situatë ekonomike jo shumë të favorshme. Edhe pandemia e ka thelluar edhe më tepër duke ndikuar në heqjen e vëmendjes së Europës. Por varet edhe nga Shqipëria. Nëse Shqipëria largohet nga demokracia europiane dhe i largohet qasjes së saj mund të flasim edhe për regjim. Është hipotezë jo e pamundur por që duhet të korrigjohet.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu