Ish-deputeti i Erdoganit: Profeti Muhamed na ka premtuar fitore (VIDEO)

Në 16 prill Turqia do t’i drejtohet sërish kutive të votimit për të votuar referendumin që kërkon prurjen e disa ndryshimeve që do ta kthenin Turqinë në republikë presidenciale.

Mirëpo, që prej ditës që është bërë publik realizimi i këtij referendumi e deri tani që populli turk gjendet në vigjilje të fushatës së mbajtur të, retorika e përdorur ua sheh njerëzve si të pamundur dhënien e votës “kundër”. Nëpër rrugët e Stambollit sheh vetëm afishime që bëjnë thirrje për të votuar “pro”, ndërkohë që është e pamundur që të shohësh edhe të kundërtën.
Në fjalimin që mbajti në 12 shkurt në aeroportin “Ataturk” të Stambollit, presidenti Erdogan iu drejtua njerëzve me fjalët: “Çfarë thonë ata që bashkëpunojnë me Kandilin (me PKK-në kurde)? Të gjithë thonë jo…. 16 prilli do të jetë një përgjigje ndaj 15 korrikut gjithashtu. Sepse të thuash jo në 16 prill është njësoj si të kesh marrë pjesë “edhe ti” në grushtin e shtetit.”
Por jo vetëm kaq, sepse vetëm dy ditë më parë, një prej ish-deputetëve të njohur të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, u shpreh në një prej studiove televizive në vend se “ka edhe një premtim të Profetit Muhamed që (referendumi i 16 prillit) do të dalë i suksesshëm, pra me “po”.

Vëzhguesit e këtyre zhvillimeve në Turqi po shprehin shqetësimin se mos përgjigja me “jo” në referendum po kthehet në diçka të rrezikshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu