Ish futbollisti i Interit, Ventola: Lautaro Martinez do të shkojë te Atletico Madridi, gjithçka është kryer

Përderisa të Interi janë duke festuar titullin e kampionit, thashethemet për jostabilitetit financiar po rriten.

Ish futbollisti i Interit, Nicola Ventola, ka thënë se ai beson që Lautaro Martinez do të shiten te Atletico Madridi.

Për Lautaron më parë kishte oferta nga klube si Barcelona, Manchester City dhe Real Madrid, por klubi vendosi ta mbajë.

“Unë do ta hedh këtë bombë: Lautaro Martinez do të shkojë në Atletico Madrid. Gjithçka është dakorduar që ai të shkojë atje”.

“Ata më thanë që marrëveshja është bërë dhe do të jetë një marrëveshje që do të paguhet mirë”, ka thënë Ventola në një intervistë me Christian Vierin.

Lautaro ka ende dy vjet në kontratën e tij me Interin, megjithëse vlera e tij po zvogëlohet çdo muaj, veçanërisht pasi klubi italian ka nevojë për fonde.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu