Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili përpos skandalit me hartën, dje në postimin njoftues për bisedën që pati me Besnik Bislimin, aktualisht zv/kryeministër, nuk e përmendi fare Kosovën.
Me anë të një postimi në Facebook, Simmons ka thënë se ai personalisht nuk kujton ndonjë zyrtar të lartë evropian që Kosovës i është referuar “Republikë”.
Madje ka thënë se për këtë ka arsye, dhe ajo është se BE-ja nuk e njeh Republikën e Kosovës.
“Unë nuk kujtoj ndonjë diplomat të lartë të BE-së që i referohej ‘Republikës së Kosovës’ dhe ka një arsye: BE nuk e njeh Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai.
Simmons, ish-gjyqtar i EULEX-it është në pritje të ftesës nga Kuvendi i Kosovës për të raportuar aty për shkeljet që janë bërë në këtë mision.
Këtë kërkesë ai e kishte parashtruar shumë më herët, mirëpo që ndërrimi i qeverive e ka vonuar edhe raportimin e tij në Kuvend.
Someone has to tell #Lajčák the geographical location of Deputy PM for European Integration and Dialogue Besnik Bislimi: Mr. Beslimi is Deputy PM of the Republic of #Kosovo, Mr. Lajčák. Hopefully, next time you won’t have any trouble mentioning that. The map might be helpful: https://t.co/I2iF3E8Zav pic.twitter.com/pjnFmn65Ip
— Suzana Starikov (@Intetyst) April 15, 2021









