Ish kandidati për kryetar të Strugës, propozohet për drejtor në “Postat e Maqedonisë”

Ish kandidati për kryetar të Strugës, propozohet për drejtor në “Postat e Maqedonisë” Qeveria e Maqedonisë së Veriut në njoftimin zyrtar, ka bërë të ditur se krahas Bujare Abazit dhe Gazmend Abijut, nga pozita e drejtorit është shkarkuar edhe Bojan Llazarevski nga Agjencia për film.

Në vend të Abazit është propozuar që të emërohet Idri Istrefi, ndërkaq në vend të Llazarevskit është emëruar Vlladimir Angellov.

Për Gazmend Abijun nuk është propozuar ndonjë emër, transmeton TV21.

Kujtojmë se Istrefi ka qenë kandidat për kryetar të Strugës në zgjedhjet e 2021, mirëpo edhe pse fushatën e udhëhoqi kundër Ramiz Merkos, ky i fundit siguroi edhe një mandat nën emblemën e BDI-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu