Njëri nga komandantet e UÇK-së nga fshati Nerasht, Lulzim Islami e ka shpërthyer në akuza kundër degës e BDI-së në Tetovë.
Në një postim në rrjetin social Facebook, ish komandanti Luli ka shkruar:
“vetem per degen e BDI-se ne Tetove.
O ju te pa cipe, o ju armiqe ne heshtje te shqipetareve e keni pushtetin edhe talleni me kombin por juve ju duket se jeni te pushtetshem ky pushtet nuk ju vlen mbi kombin ju vin fundi se mallkimi do ju zen nje dite.”
Ish komandant Luli njihet si njeri i afërt i Hazbi Likës.
Se prej nga ka ardhur i tërë ky mllef i Lulzim Islamit ndaj degës së BDI-së në Tetovë ende është e paqartë. /InfoShqip.com