Ish krerët e UÇK-së sot thonë fjalën përfundimtare

Ish krerët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot do të thonë fjalët e tyre përfundimtare në procesin gjyqësor në Hagë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi kanë nga 20 minuta kohë secili për deklarime.

Sot pritet numër i madh i familjarëve të marrin pjesë në galerinë publike brenda ndërtesës së Speciales.

Në këtë seancë do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri, Glauk Konjufca, i cili para hyrjes në Dhomat e Specializuara do të deklarohet për media.

Seanca do të fillojë në orën 09:00, ku mbrojtësi i viktimave ka kërkuar 20 minuta kohë për parashtrimet e fundit, më pas pritet që ekipet mbrojtëse t’i drejtohen trupit gjykues edhe për 30 minuta.

Më pas, trupi gjykues do t’i ketë tre muaj kohë për të marrë vendimin final dhe nëse ka nevojë do të kërkojë edhe kohë shtesë.

Kjo pritet të ndodhë për shkak të dosjes voluminoze.

Deklarimet përmbyllëse kanë nisur me datën 9 shkurt, të hënën e kaluar

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat sipas Prokurorisë së Specializuar, lidhen me periudhën e luftës në Kosovë, 1998–1999. Sipas aktakuzës, të akuzuarit dyshohet se kanë qenë pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”, akuza të cilat ata i kanë mohuar vazhdimisht, duke u deklaruar të pafajshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu