Ish-kryenegociatorja Tahiri: Gjermania ia shuan Vuqiçit iluzionet për dominim në Ballkan

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ditë më parë hodhi kritika të shumta ndaj strukturave kriminale serbe në veri të vendit. Ai po ashtu kërkoi largimin e barrikadave para Krishtilindjeve, duke nervozuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, thotë Vuçiq u shpreh i mllefosur pasi iluzionet e tij u për dominim në Ballkan u shuan nga Gjermania.

Sipas saj, Gjermania rrëzoi “Ballkanin e Hapur”, duke i thënë shtytje BP-së.

“Vuçiqi u shpreh i mllefosur ndaj Gjermanisë dje, sepse iluzionet e tij për dominimin e Ballkanit përfundimisht u shuan nga Gjermania, duke qenë se Gjermania vuri në qender Ballkanin Perëndimor ndërsa rrezoi ‘Ballkanin e hapur’”, tha Tahiri.

Të martën, Vuqiq tha se ambasadori gjerman, është i njohur për deklaratat e tij antiserbe.

Sipas tij, “përfaqësuesi gjerman mendon se mund të përcaktojë se çfarë lloj fasule mund të hahet në Mitrovicë dhe çfarë nuk mund të hahet në Zubin Potok”.

Vuçiq theksoi se Gjermania dëshiron dominim të plotë në Ballkan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu