Ish-luftëtari i UÇK’së: Hanim bar në luftë bashkë me Ramushin se nuk kishim bukë (VIDEO)

Shqiprim Likës iu publikua emri si veteran ‘mashtrues’. Kjo thotë se e ka lënduar shumë, pasi ka luftuar në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në emisionin ‘N’Kosovë Show’ ai ka treguar pjesë nga ditët e luftës.

Thotë se ka luftuar në Zonën e Dukagjinit dhe se ka qenë ushtar i Ramush Haradinajt, tash kryeministër.

Lika shpjegon se ka qenë tërë kohën në vijën e frontit dhe së bashku me Haradinajn ka ngrënë bari në male pasi nuk kishin bukë.

Zhvillimet e fundit lidhur me listat e veteranëve mashtrues, ai u quan ditë më të rënda se vetë ditët e luftës.

Thekson se iu vra shpresa dhe dinjiteti.

Lika tha se jeton nga shitja e druve dhe se kur mori rrugën për Prishtinë la 2 euro në shtëpi.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu