Ish-ministri serb në Kosovë zgjedh jugun e Shqipërisë për pushime

Një ish-ministër serb në Kosovë duket se ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar disa ditë pushimi. Aleksandër Jabllanoviç është fotografuar ndërsa ndodhet në plazhet e jugut të vendit tonë.

Në pamjet e shkrepura nga pushues, ish-ministri është veshur me rroba plazhi ndërsa në dorë mban dy komardare për fëmijë. Jabllanoviç ishte pjesë e qeverisë së Kosovës në krye të ministrisë për Komunitetet dhe Kthim kur ekzekutivi drejtohej nga Isa Mustafa.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu