Si sot, më 18 dhjetor të 1803-ës një grup suliotësh preferuan më mirë të hidheshin nga shkëmbi i Zalogos, se sa të binin në duart e osmanëve.
Për të rikujtuar këtë ngjarje historike politikan i njohur grek, me origjinë arvanite, ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë greke, duke e akuzuar se ka “ngjyrosur” historinë.
Në postin e tij në Twitter, Theodoros Pangalos e filloi referencën e tij me fjalën greke “lule”.(λουλούδ-louloúdi)
Ai shkruan:
Ne e përdorim atë në greqisht, por nuk e dimë se ajo vjen nga fjala shqipe “lupi”. Suliotët, që hodhën foshnjat e tyre nga Zalogo, si sot e 215 vjet më parë, duke preferuar më mirë të vdisnin se sa poshtëroheshin, ishin tërësisht shqiptarë.

Por ka mjaftuar ky postim që ish-ministri i njohur grek, ta gjente veten në luftë me sferën publike.
Shumë media greke e kanë konsideruar postimin e tij si provokim.

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, shprehet se:
Nuk ka grek që nuk e kupton fjalën lule. Ajo ka zëvendësuar plotësisht fjalën e vjetër greke, por shumë pak e dinë se origjina e saj vjen nga fjala shqiptare dafina.
Si sot, 215 vjet më parë, në malet e Prevezës, suliotët hodhën foshnjat e tyre në greminë dhe më pas u hodhën vetë.
Ato preferuan më mirë të vdisnin se sa të poshtëroheshin.
Le të marrim më në fund ngjyrosja e historisë dhe grekët ta dinë kush ka lindur në atë vend “.











