Ish-sekretari gjeneral i NATO-s, Robertson nesër viziton Haraçinën

Ish-sekretari gjeneral i NATO-s, Xhorxh Robertson nesër do të qëndroj për vizitë në Haraçinë, për të kujtuar 20 vjetorin e arritjes së Marrëveshjes paqësore të Ohrit si dhe betejën e Haraçinës, e cila konsiderohet si një nga fitoret e UÇK-së në konfliktin e vitit 2001.

Robertson do të jetë i shoqëruar nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe zyrtarë të lartë shqiptarë shtetëror.

“Je i mirëseardhur Gjeneral Robertson ashtu si i ka hije shqiptarit me prit mikun në shtëpi të vet! Haraçina të pret me zemër”, thuhet në njoftimin e organizatorëve për pritjen e ish-kreut të Aleancës Veriatlantike./INA


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu