Nëse Trump krijon një bazë të dhënash për myslimanët atëherë ish sekretarja e Shtetit në SHBA, Madeline Albright, ka thënë se do të regjistrohet si myslimane, për t’u solidarizuar me besimtarët islam në Amerikë.
“U rrita katolike, për t’u bërë episkopliane, ndërsa më vonë mora vesh që familja ishte me prejardhje hebreje. Jam gati të regjistrohem si myslimane në mbështetje”, ka shkruar Albright në llogarinë e saj në Twitter.
Albright edhe më parë ka thënë se do të solidarizohet me myslimanët, nëse Donald Trump i detyron ata që të regjistrohen, shkruan BBC.
Pritet që Trump së shpejti të nënshkruajë urdhrin që do të ndalojë hyrjen në SHBA të emigrantëve nga disa shtete, kryesisht myslimane. /albeu