Ish-truproja e Sali Berishës me anë të një statusi në Facebook ka “zbuluar” vilën e Presidentit Meta në Beograd. Izet Haxhia ka postuar në Facebook edhe pamjet e vilës që sipas tij I përkasin Metës dhe Kryemadhit.
“E di se juve nuk ju intereson asgjë, as nuk ju bën më përshtypje, por kjo vilë u përket çiftit Meta – Kryemadhi.
Po po këtyre të dyve. Është streha e fshehtë e dashurisë së tyre, ku herë pas here e freskojnë atë dashuri brenda mureve të kësaj vile”- shkruan Haxhia në Facebook.
Mirmëngjes pipell Albaneze.
Kjo ështe një vilë në MILJAKOVAC të Beogradit, në pjesën e tij të vjetër.
Është ndërtuar para rreth 100 vjetësh dhe
restauruar para 50 viteve.
Po do thoni ju çfarë na duhet neve të dimë
për këtë vilë në kryeqendrën më të madhe të antishqiptarizmit?
E di se juve nuk ju intereson asgjë, as nuk ju bën më përshtypje, por kjo vilë u përket çiftit Meta -Kryemadhi. Po po këtyre të dyve. Ështeë streha e fshehtë e dashurisë së tyre ku herë pas here e freskojnë atë dashuri brenda mureve të kësaj vile.
Jo vetem freskojnë dashurinë e tyre por
edhe aleancat e fshehta mes patronëve në Beograd për të “mirën” tuaj o popull.
Sa e mirë është kjo politika Shqiptare. Liken nga Çepani i largët i Skraparit dhe Monen nga malet e Dibrës i bën me vilë në mes të Beogradit. Do thoni po tapinë ku e ke që të na e vertetosh që është vila e këtyre?
Pyesni Edi Ramën që e bëri president Like floririn, se tapinë ja gjen miku i tij Vuçiç. /albeu.com/












