Ish-zyrtari i policisë serbe kërcënon me dëbim sanxhaklinjtë: “Merrni xhamitë, përmendoret dhe ikni në Bosnje” (VIDEO)

Ish-zyrtari i lartë i policisë së Serbisë, Žarko Popović, ka bërë deklarata të rënda dhe nxitëse ndaj boshnjakëve të Sanxhakut gjatë një paraqitjeje në emisionin “Intervju” në kanalin YouTube Balkan Info, i publikuar më 19 mars 2026, transmeton INA.

Popović, i cili dikur ka shërbyer si shef i Seksionit për krime të dhunshme në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, ka përdorur gjuhë fyese dhe përjashtuese ndaj komunitetit boshnjak, duke thënë:

“Ikni nga këtu”,
“Shkoni në Bosnje te Alija”,
“Edhe xhamitë merrni dhe i çoni me vete”,
“Çfarë kërkon përmendorja e Nënave të Srebrenicës në Novi Pazar”,
“Merrni edhe përmendoren e Nënave të Srebrenicës dhe çojeni”,
“Kjo është toka e Nemanjiqëve”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu