Kryeministri Hristijan Mickoski është i bindur që të të gjendet zgjidhje për zhbllokimin e rrugës eurointegruese të vendit, përcjell TV21. Mickoski tha se vazhdon të mbetet në qëndrimin që nuk pranon ultimatume, dhe se shpreson që BE-ja të gjejë mekanizëm për të shmangur çështjet bilaterale me Bullgarinë. Mickoski tha se vendi nuk e ka problem që të fut pakica të tjera si pjesë e Kushtetutës, por që duhet të ketë garanci që në të ardhmen Sofja nuk do të vazhdojë me bllokada ndaj Shkupit.
“Këtu nuk kam asnjë dilemë se duhet të ndërtojmë mirëbesim të barabartë me të gjithë fqinjët, përfshi edhe me Bullgarinë. ne nuk kemi asnjë problem që ta zgjerojmë Kushtetutën tonë të themi me pjesë të kroatëve që jetojnë te ne, sepse edhe maqedonasit janë pjesë e Kushtetutës kroate. Ne nuk kemi problem të flasim për malazezët, sllovenët e kështu me radhë, por kemi problem që të pranojmë ultimatume. Unë nuk jam njeri që pranon ultimatume dhe asnjëherë nuk do të lejojë të negociojë për diçka që e di se paraqet problem të madh dhe frustrim për qytetarët maqedonas, shqiptarë, turq dhe ë gjithë ata qytetarë që janë pjesë e Kushtetutës. Për fat të keq këtë e bënte një ministër në të kaluarën, negocionte për identitetin tim maqedonas, dhe bëri gabim. Dhe nëse mendon se këtë do ta harrojmë, gënjehet. Ne do të kërkojmë mënyrë, do të ndërtojmë besim dhe do ta zgjidhim këtë. Kjo gjeneratë apo ndonjë tjetër, do ta zgjidh. Do të mbetet në memorien kolektive që çfarë dëmi bëri ai njeri, të identitetit maqedonas dhe popullit maqedonas, me mos-respekt. Nëse ai nuk e respekton fqinjin e tij, atëherë nuk e respekton as familjen e tij, as popullin e tij. Ai problem që e bëri ai njeri, sot ne na bie në një situatë nga kampionë në rajon, por do të thosha edhe në Europë, të mos mund të nisim negociatat me BE-në. Por jam i bindur se do të gjenden zgjidhje, do të gjejë mekanizma BE-ja, dhe Maqedonia do ta marrë vendin e merituar për të qenë pjesë e asaj tryeze sepse ka kohë që e meritojmë, sepse rrugëtimin tonë e kemi nisur para dy dekadave e gjysmë, kur vendet tjera në rajon ëndërronin për BE-në”, the mes tjerash Mickoski.