Një grua që ishte përfshirë në katastrofën që shkaktoi Uragani Harvey është “përplasur” me një gazetare e cila po e intervistonte atë gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë televizive.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një grua, të quajtur Danielle, e cila ia kishte dalë që të kalonte përmes mbi një metër ujë, vetëm për të marrë ushqime, pasi stuhia goditi Teksasin.
Ajo i tha gazetares së CNN: “Ne ishim duke pritur policinë rreth 36 orë dhe ata kurrë nuk erdhën. Ne ecëm drejt një stacioni të gazit dhe dikush na mori”.
“Por ne ishim atje për pesë ditë pa ushqim, pa drita dhe askush nuk erdhi”.
Më pas gazetarja e pyet: “Tani, ju jeni me fëmijët tuaj. Kemi dëgjuar histori të nënave që përpiqen t’i shpëtojnë fëmijët e tyre nga ujërat. A mund të na thoni se si ishte kjo?”
Dhe ky ishte momenti kur ajo “shpërtheu”.
E lodhur dhe e shqetësuar ajo u përgjigj: “Ju jeni këtu, përpiqeni të intervistoni njerëzit në kohën e tyre më të keqe, kjo nuk është gjëja më e zgjuar për të bërë”.










