Ishte aq e trashë sa nuk mund të merrte frymë, por tani shumë meshkuj po i vardisen asaj! (FOTO)

Kur Laura Perez për herë të parë u shfaq në televizion, kishte 270 kilogramë. Si pasojë, për shkak të “tepricës së madhe” ajo ishte plotësisht e varur në ndihmën e burrit të saj, deri tek higjiena intime.


Madje, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell InfoShqip, ajo rregullisht kishte me vete një shishe të oksigjenit që ndoshta mund të ishte e nevojshme për të marrë frymë, pasi kishte filluar një program fitnesi.

Dhe kur kilogramët filluan të zhdukeshin, Laura u bë gjithnjë e më pavarur.

Në fazën e parë të trajnimit ajo thuhet se kishte humbur rreth 136 kilogramë. Por ajo nuk u ndal me kaq, dhe kilogramët e tepërt filluan të mbesin një e kaluar.

Por ajo çfarë ka befasuar të gjithë është fakti se pas humbjes së peshës, asaj kishin filluar t’i vardiseshin shumë djem gjë që kishte lëkundur marrëdhëniet me burrin e saj.

Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht, divorci i saj me burrin po thuhet se duket shumë i mundshëm, për faktin se ajo në Facebook nuk ka më fotografi me burrin e saj, gjë që po shihet si sinjal se ata janë ndarë.

Madje, siç thuhet më tej, ajo është duke pranuar “oferta” të shumta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu