Pamjet shokuese të kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë se si një i burgosur është rrahur egërsisht në qelinë e tij.
Arsyeja pse janë publikuar këto pamje, ndër tjerash, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi është fakti se rojet e burgut të cilët në dukje ‘nuk bëjnë asgjë për të ndërhyrë’ po hetohen nga policia.
Vdekja e Andrei Braguta ka shkaktuar trazirë në Moldavi pasi u zbulua se 32-vjeçari ishte rrahur keq për më shumë se një orë nga të burgosurit e tjerë, ndërsa ishte mbajtur pas një arrestimi për tejkalim shpejtësie.
Sipas hetuesve, viktima kishte marrë goditje në duar, këmbë, gjoks, kokë dhe këmbë, pasi ai sulmuar nga katër të burgosur të tjerë në natën e 15 gushtit.
Ai ishte arrestuar më parë atë ditë dhe po mbahej në qendrën parandaluese të Policisë, pasi policët e gjetën atë duke vozitur me shpejtësi të tepruar dhe duke rrezikuar jetën e të tjerëve në komunikacion.
Ai vdiq më 29 gusht si rezultat i dështimit të frymëmarrjes të shkaktuar nga pneumonia.
Sipas faqes elektronike lokale të lajmeve Publika, tre policë dhe katër të burgosur janë arrestuar gjatë incidentit, ndërsa veprimet e një prokurori dhe gjyqtari të përfshirë në këtë rast po shqyrtohen gjithashtu. /Telegrafi/










