Ishte vendi me rastet e para në Kosovë me Koronavirus, ky është qyteti që po “shërohet”

Komuna e Klinës ka qenë ndër komunat e para ku ëhstë shfaqur Covid-19 në Kosovë. Por gati tre muaj pas, në Klinë në këto momente nuk është as edhe një qytetar i prekur me Covid-19. Të gjithë të prekurit e kësaj komune tashmë janë shëruar. Kështu deklaroi në një lidhje direkte për Gazetën Express, kreu i Klinës, Zenun Elezaj.

“Gjendja është e qetë në Klinë. Asnjë pacientë me Covid 19 nuk e kemi në komunën tonë. Të gjithë janë shëruar. Nuk ka as raste të reja që po priten me u testu”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu