“Ishte vendim i nxituar”, Pëllumb Pipero e thotë hapur: Jam i vetmi mjek që i jam lutur kryeministrit

Mjeku Pëllumb Pipero në studion ka komentuar vendimin e qeverisë për hapjen e kinemave dhe sipas tij ky vendim i qeverisë është një hap i nxituar.

Pipero ka treguar se i është lutur kryeministrit Edi Rama që të rishikojë gjobën për maskat.

“Unë e kam konsideruar hapjen e kinemave një hap të nxituar, njësoj edhe për teatrot. Ky virus nuk na mundëson për këtë kohë të shijojmë dhe të ndajmë me artistët emocionet tona, njësoj dhe me kinematë. Jam ndoshta i pari dhe i fundit mjek që i jam lutur kryeministrit që gjoba të rishikohet dhe të shtohen më shumë mundësitë për ne bluzat e bardha të jemi në komunikim“, tha Pipero.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu