Ka shumë ishuj të rrezikshëm, që nga ata ku afër tyre gjenden vullkane, deri tek ato tek të cilat jetojnë edhe kafshë të rrezikshme.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ishull që quajtur Ishulli i gjarpërinjve i cili është i vendosur në afërsi të bregdetit të Brazilit, dhe siç mund të nënkuptohet nga emri i tij, mbi të janë vendosur gjarpërinjtë.
Ka dy legjenda për këtë ishull, dhe tek të dyja, tema kryesore është prania e gjarpërinjve.
E para tregon se si një peshkatar ishte futur brenda ishullit me synimin për të mbledhur banane, por menjëherë u kafshua nga një gjarpër, prej helmit të të cilit edhe vdiq.
Legjenda e dytë tregon se si një familje jetonte në një fermë aty dhe se si ata bënë një gabim fatal, duke lënë një dritare të hapur brenda natës.
Legjenda thotë se shumë gjarpërinjtë kanë hyrë brenda përmes dritares, duke mbytur të gjithë familjen.
Dhe kjo nuk është e gjitha.
Siç thuhet më tej, qeveria braziliane ka ndaluar qasjen në këtë ishull – madje edhe për ushtrinë.










