Ishulli më i rrezikshëm në ‘botë’, vetëm pak njerëz lejohet të hyjnë…

Në brigjet e Brazilit ndodhet një ishull i vogël që konsiderohet një nga vendet më të rrezikshme në planet për shkak të numrit të madh të gjarpërinjve helmues që jetojnë aty. Bëhet fjalë për Ilha da Queimada Grande, e njohur ndryshe si “Ishulli i Gjarpërinjve”, i vendosur rreth 33 kilometra larg Sao Paulos.

Ishulli me sipërfaqe prej vetëm 43 hektarësh është shtëpia e një specieje unike, Bothrops insularis, një nepërkë që nuk gjendet askund tjetër në botë. Sipas studiuesve, helmi i saj është deri në pesë herë më i fuqishëm se ai i të afërmve të saj në kontinent, duke e bërë një nga gjarpërinjtë më të rrezikshëm që ekzistojnë.

Për shkak të rrezikut të lartë, qeveria braziliane ka kufizuar hyrjen në ishull. Vetëm shkencëtarët me leje të posaçme dhe personeli ushtarak që kujdeset për farin e vetëm të ishullit lejohen ta vizitojnë atë. Studimet e kryera aty kanë treguar se helmi i kësaj specieje mund të ketë përdorime të mundshme në trajtimin e sëmundjeve të zemrës dhe problemeve të tjera shëndetësore.

Sipas vlerësimeve, në disa zona të ishullit mund të ketë nga një deri në pesë gjarpërinj për metër katror, çka e bën çdo hyrje jashtëzakonisht të rrezikshme. Shkencëtarët besojnë se ishulli ishte dikur i lidhur me kontinentin, por rritja e nivelit të detit rreth 10 mijë vjet më parë e izoloi plotësisht. Ky izolim bëri që gjarpërinjtë të evoluonin ndryshe nga ata të tokës kontinentale. Pavarësisht reputacionit të frikshëm, Ilha da Queimada Grande konsiderohet një thesar ekologjik. Izolimi i saj ka krijuar kushte unike për studimin e evolucionit dhe biodiversitetit, duke e kthyer ishullin në një laborator natyror me vlerë të jashtëzakonshme për shkencën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu