Italia cakton datën se kur do të hap kufijtë, ja kush lejohen?

Pas shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian, edhe Italia ka bërë të ditur datën se kur do të hap kufijt e saj. Qeveria e këtij vendi vendosi që më 3 qershor të rihap kufijt për të gjithë qytetarët e Bashkimit Europian pa asnjë dallim, pa karantinë dhe pa vetë-certifikim.

“Duke nisur nga 3 qershori lëvizjet mes rajoneve të ndryshme mund të limitohen vetëm me paralajmërime shtetërore në zona të caktuara të territorit, sipas parimeve dhe proporcionalitetit me rrezikut epidemiologjik të pranishëm në këto zona”, thuhet në vendimin e marrë nga qeveria italiane këtë fundjavë.

Këto rregulla do të zbatohen gjithashtu edhe për lëvizjet jashtë shtetit, të cilat mund të kufizohen vetëm me masa shtetërore gjithashtu të lidhura me shtete dhe territore specifike, sipas parimeve të përshtatshmërisë dhe proporcionalitetit ndaj rrezikut epidemiologjik dhe në përputhje me kufizimet që rrjedhin nga sistemi ligjor të Bashkimit Europian dhe detyrimet ndërkombëtare.

“Gjithsesi udhëtimet ndërmjet qytetit të Vatikanit ose Republikës së San Marino dhe rajoneve fqinje do të lejohet”, thuhet në vendim.

Autoritetet e Brukselit u kërkuan shteteve anëtare që t’i lënë në fuqi kufizimet deri më 15 qershor. Bashkimi Europian zgjati deri më 15 qershor afatin e mbylljes së kufijve të brendshëm të zonës Shengen pasi vlerëson se gjendja për shkak të shpërthimit të koronavirusit mbetet e paqëndrueshme.

“Masat në kufijtë e jashtëm duhet të vazhdojnë për të zvogëluar rrezikun e përhapjes më tej të sëmundjes përmes udhëtimeve brenda bllokut. Qëllimi kryesor mbetet rivendosja e lirisë së plotë të lëvizjes në zonën Shengen, sapo kjo të jetë e mundur nga situata shëndetësore,” tha Komisionerja e për Punët e Brendshme e BE, Ylva Johansson.

Megjithatë shumë shtete përkundër këtyre rekomandimeve kanë bërë hapat e parë për hapjen graduale të kufijve, duke filluar për shtetet fqinje dhe vendet anëtare, ndërsa pas 15 qershorit edhe për vendet e treta, ku hyjnë vendet e Ballkanit dhe shtete të tjera nga mbarë bota.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu