Italia është Kampione e Europës, Piqué: U avantazhua sërish te penalltitë

Italia është Kampione e Europës për herë të dytë në historinë e saj. Skuadra axurre mundi Anglinë në “Wembley” të dielën në mbrëmje dhe ngriti në qiell një trofe që e kishte ndjekur nga viti 1968. Një rrugë e qartë, ajo e skuadrës së Roberto Mancini, e cila filloi me tri fitore në fazën e grupeve; kundër Turqisë, Zvicrës dhe Uellsit, vazhdoi me eliminimet e Austrisë, Belgjikës, Spanjës dhe në fund Anglisë.

Dy sukseset e fundit erdhën me penallti dhe, ashtu siç ndodhi pas ndeshjes kundër Spanjës, Gerard Piqué dëshironte të nënvizonte faktin se ekipi që godet e pari nga pika e bardhë, pastaj ka një avantazh. Qendërmbrojtësi i Barcelonës reagoi përmes një Tweet, me të cilin megjithatë komplimentoi ekipin kombëtar italian, duke e përkufizuar si më të mirin e Kampionatit Europian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu