Italia nuk është më shteti evropian me më shumë të infektuar me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës kumtoi se në vend janë regjistruar 7.000 të infektuar të rinj me Kovid-19.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirusin e ri në Spanjë tashmë është 124.736, kundrejt Italisë e cila në këtë moment i ka 119.827 persona të prekur.

Numri i rasteve të vdekjes në Spanjë arriti 11.744, kumtoi Institutit “Xhon Hopkins”.

Tani për tani numri i të vdekurve në Itali është 14.681 persona.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu