Europiani u mbyll tashmë me Italinë fituese dhe ka ardhur koha e bilanceve. I jashtëzakonshëm ishte ky kompeticion për lojtarët e Serie A, që ishin ata që shkëlqyen më së shumti në kombëtaret e tyre.
Lojtarët e elitës së futbollit italian ishin gjithashtu edhe ata që shënuan më shumë. Në listën e 5 klubeve të para të klubeve, lojtarët e të cilëve kanë shënuar më shumë gola në Europian, janë tre italiane.
Juventusi është klubi më i përfaqësuar në listën e golashënuesve të Euro 2020 me 12 gola. Në vendin e dytë është një tjetër italiane, Interi me 8 gola. Manchester City dhe Leipzig janë klubet e vetme jo-italiane në pesëshen e parë.









