Një shpërndarës droge, 31-vjeçar nga Shqipëria, rezident në Itali, u arrestua pasditen e së premtes nga policia atje, pasi ka kërcënuar një përdorues droge se do ta vriste nëse nuk i paguante një borxh të akumuluar nga pazaret e drogës.
Në dhjetor, i riu italian që ishte kërcënuar, nën shoqërinë e nënës së tij, u paraqit në polici në zonën e Cremas, ku i nxitur nga nëna e tij tregoi se po kërcënohej nga një shpërndarës droge për një borxh të pashlyer ndaj tij.
Sipas mediave italiane, denoncuesi e ka pasur të vështirë të rrëfejë gjithë sa po i ndodhte, dhe efektivët kanë kuptuar se pas kësaj historie kishte më shumë seç ai po tregonte.
Kështu, ata zbulojnë se ai ka një borxh për blerjen e kokainës, të cilin ai nuk mund ta shlyejë.
Për këtë, ai kërcënohej nga shpërndarësi i drogës, i cili pretendon se klienti 30-vjecar i ka një borxh prej 6 mijë eurosh, një shifër që narkomani nuk e ka. Duke parë që borxhi nuk po i kthehej, shqiptari kishte filluar ta kërcënonte atë deri me vdekje.
Duke u ndjerë i frikësuar nga këto kërcënime, përdoruesi i drogës i rrëfeu të gjithë historinë nënës së tij, dhe më tej të dy bashkë, vendosën të denoncojnë kërcënimin tek karabinierët.
Policia organizoi një aksion që të bënte të mundur arrestimin e shqiptarit, por edhe të faktohej nëse pretendimet e narkomanit ishin të vërteta apo jo.
Ata lanë një takim të premten, në një parking. Borxhliu i thotë shqiptarit se tashmë e ka shumën e parave që i detyrohet, duke ngritur një kurth ndaj tij.
Shqiptari takohet me përdoruesin e drogës. Ky i fundit i jep lekët, dhe kur 31-vjeçari shqiptar i fut në xhep, është edhe momenti që ai arrestohet nga policia italiane.










