Të luash futboll në La Paz të Bolivisë është t’i thuash vetes “të ndihmoftë Zoti!”.
Një ndjesi të tillë ka provuar Brazili në ndeshjen e djeshme 3600 metra mbi nivelin e detit. Atje ajri rrallohet, frymëmarrja bëhet më e shpeshtë dhe bombolat e oksigjenit në dhomat e zhveshjes janë shpëtimi i vetëm që të mos kesh marrje mendsh.
Federata Braziliane e Futbollit me një foto ka fiksuar yllin Neymar me shokët e tij të skuadrës duke mbajtur maska në fytyrë në fund të takimit të mbyllur 0-0 me Bolivinë. Sulmuesi është ankuar në Instagram:
Të luash në këto kushte nuk është njerëzore”.
25-vjeçari nuk ka faj, edhe pse futbolli ka sakrifica. Mushkëritë nuk janë fjala e fundit e teknologjisë, kështu që ndoshta FIFA duhet të marrë parasysh ankesat e brazilianëve.










