Presidenti i shtetit Gjorge Ianov tanimë disa ditë është në Azerbejxhan në forum, a Kuvendi ende nuk ka kryeparlamentar, a kurse nga sot në shtet nuk gjendet as kryeministri teknik Emil Dimitriev, transmeton FLAKA.
E gjithë kjo ndodh në kushte kur vendi ndodhet në gjende të vështirë, me krizë të thellë politike dhe komplekse e me çka shtrohet pyetja-si na funksionon shteti?
Ekspertët dhe njohësit e problematikës thonë, se kjo nuk paraqet aspak seriozitet dhe të gjithë bartësit e funksioneve të shtetit duhet të kenë ndjenja të larta të përgjegjëisë.
Kushtetuta shkruan se në kushte të pengimit të punës së shefit të shtetit, vendimet i merr kryeparlamentari, e i cili ende nuk është zgjedhur në Maqedoni. Roli i Trajko Vlejanovskit është vetëm si deputet për momentin
Për këtë situatë kanë reaguar edhe nga LSDM-ja.
“Bëhet fjalë për disa politikan joserioz, të cilët nuk mendojën për qytetarët e vet, tregon sjellja e Ivanovit, për të cilin prioritet shtetëror nuk është formimi i Qeverisë, por shetitjet e tija në Azerbejxhan, Hungari dhe Australi”, thonë nga LSDM.
Presidenti Ivanov pas kthimit nga Azerbejxhani planifikonte të shkojë në Australi, por e ka anuluar rrugëtimin. Shkak për anulim të vizitës, siç sqarojnë nga Kabineti i tij, nuk është Maqedonia, por tensionet mes BE-së dhe Turqisë dhe kriza me migrantët. FLAKA