Ivanov, nën hetim të Prokurorisë Publike

Presidenti Gjorgji Ivanov është nën llupën e Prokurorisë Themelore Publike për shkak të dy kallëzimeve penale anonime që janë ngritur në adresë të tij. Mos dekretimi i Ligjit për gjuhët dhe Marrëveshjes e Prespës, janë arsyeja që Prokuroria po e heton presidentit Ivanov. Të njëjtit kërkojnë të mësojnë arsyet se pse Ivanov ka refuzuar të nënshkruaj këto ligje të miratuara në Kuvend. Organi ndjekës ka kërkuar informacione dhe të dhëna nga kabineti i Ivanovit por edhe nga kabineti i kreut të Kuvendit Talat Xhaferi.

Pavarësisht se Ligji për gjuhët dhe Marrëveshja e Prespës e morën mbështetjen e shumicës në Kuvend, Presidenti Ivanov refuzoi që t’i dekretojë të njëjtat, me arsyetimin se këto ligje janë anti-kushtetuese dhe të dëmshme për shtetin dhe identitetin maqedonas. Ekspertët aso kohe bënë të ditur se është pikërisht Ivanov ai që ka shkelur Kushtetutën duke mos e respektuar vendimet e Kuvendit dhe se për këtë mosveprim, duhej dhënë përgjegjësi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu