Presidenti, Gjorge Ivanov, ndodhet prej ditës së djeshme për një vizitë pune në Hungari dhe pritet të kthehet sot në mbrëmje në Maqedoni , pas asnjë mundësi takimi me komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë në BE, Johannes Hahn.
Edhe nga kabineti i Ambasadorit të BE-së në Maqedoni, Samuel Zbogar, të premten u njoftua se axhenda e Ivanov nuk planifikon një takim me Komisionerin Hahn dhe tre eurodeputetët që e shoqërojnë.
“Presidenti Ivanov tha se pikëpamjet e tij ia kishte bërë të qarta komisionerit të zgjerimit të BE-së Johannes Hahn në takimin e tyre të fundit më 10 shkurt dhe ato mbeten të pandryshuara. Ivanov në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje deklaroi se nuk ka mandat për të përcaktuar, pa dënimin publik dhe refuzimin e platformës së Tiranës “tha zyra.