Ivanov për shpëtimin e huliganëve, ja plani i tij

Presidenti Gjorgje Ivanov paralajmëron mundësinë e shpalljes së amnistisë për huliganët që ushtruan dhunë në Kuvend. Ai këtë e theksoi në intervistën për Kanal5. Sipas tij, nëse Kuvendi i Maqedonisë tregoi vullnetin e mirë për pajtim duke aminstuar të dyshuar për krime lufte gjatë 2001, atëherë këtë duhet ta bëjnë edhe për të amnestuar të dyshuarit dhe të akuzuarit për dhunën e 27 prillit.

“Nëse deputetët e rinj duan që të tregojnë aktin e vullnetit të mirë të pajtimit, le ta bëjnë këtë që ishte bërë pas konfliktit të vitit 2001. Atëherë e dinim se Kuvendi amnestoi kriminelë lufte dhe pse tani të mos i ndihmojmë njerëzve që kanë nxitur turmat dhe emocionet”, theksoi Ivanov. Ai tha se një gjë të tillë nuk mund ta bëjë, ndërsa ia adresoi Kuvendit. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu