Ivanov do të likuidohet me atentat?! (FOTO)

Është e mundur, sikurse në rastin e Kiro Gligorovit dhe Boris Trajkovskit edhe presidentit aktual maqedonas Gjorge Ivanov t’i bëhet atentat, që të kalojë “platforma e Tiranës” dhe ajo të bëhet pjesë e Kushtetutës dhe ligjeve në Maqedoni.

Këto paralajmërime i ka bërë politikani kontrovers maqedonas, Todoro Petrov, ndryshe kryetar i Kongresit Botëror Maqedonas (KBM) duke publikuar një koment lidhur me “imponimin e dhunshëm të platformës shqiptare nga Tirana”, transmeton Gazeta Lajm.

Petrov thotë se janë duke u përgatitur dy skenarë.

“1. Presidenti Ivanov të japë dorëheqje, ose 2. Ndaj tij të bëhet atentat me pasoja vdekjeprurëse ose dëmtim të shëndetit që do ta pengojnë ta ushtrojë funksionin e presidentit.

Maqedonia ka përvojë të tillë edhe me Kiro Gligorovin edhe me Boris Trajkovskin. Të dy ishin viktima të atentatit. Të parin e sakrifikuan që të ratifikohet Marrëveshja e Përkohshme me Athinën në Kuvend për ndryshim të emrit (Maqedoni në FYROM) dhe flamurin, kurse të dytin për shkak të Ligjit për organizim dhe vetëqeverisje territoriale”, ka shkruar  Petrov./lajmpress


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu