Ivanov zhvillon vizitë në kufirin Maqedoni-Greqi

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, pritet të zhvillojë sot një vizitë në kufirin Greqi-Maqedoni.

Sipas agjendës, Ivanovdo të vizitojë pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe shërbimet tjera të sigurisë të angazhuara për sigurimin e kufirit shtetëror, në objektin e Shtabit të përgjithshëm në Gjevgjeli.

Vizita e tij do të zhvillohet në kufirin grek tek guri kufitar 59, njoftojnë nga kabineti i tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu