Ivanovi hesht për shpërfilljen nga Brukseli

Presidenca heshtë për injorimin e letrës nga Bashkimi Evropian. Pavarësisht insistimit të Alsat, kabineti i Gjorgje Ivanovit nuk pranoi të komentojnë refuzimin e kërkesës së presidentit drejtuar qendrave botërore për të dënuar platformën shqiptare. Duke komentuar injorimin e Ivanovit nga perëndimi, eksperti për çështje juridike Bekim Kadriu tha se me të drejtë faktori ndërkombëtar është i njëzëshëm, pasi  kryetari I shtetit në vend që të ofroj zgjidhje, ai është bërë pjesë e problemit.

Ivanovi me vendimin për mos-dhënien e mandatit vetëm e bllokon të gjithë procesin dhe nuk ofron asnjë zgjidhje, asnjë alternativë, për shkak se ai nuk ka mandat për të ofruar alternativë, ai ka vetëm detyrim të rrespektojë shumicën parlamentare që tani më është evidente në Kuvendin e Maqedonisë. Unë pres që ky presion ndërkombëtar të ketë efekt tek Ivanovi, madje edhe ndërgjegja dhe presioni i brendshëm të ndikojë ta besojë mandatin shumicës parlamentare që tanimë është krijuar – tha Bekim Kadriu.

Në përgjigjen drejtuar televizionit Alsat lidhur me komentimin e letrës së kreut të Maqedonisë në të cilën kërkonte dënimin dhe hedhjen poshtë të platformës shqiptare nga Brukseli, zëdhënësja Maja Kocijançiq tha se mesazhet e dërguara një javë më parë nga Mogerini ishte të qarta dhe është presidenti është ai që duhet ta rishqyrtojë vendimin e tij.

Jemi në dijeni të letrës së presidentit Ivanov. I bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë, përfshirë presidentit, të respektojë rezultatin zgjedhor, të veprojë në përputhje me Kushtetutën, të respektojë shumicën e qartë parlamentare, të lejojë procesin demokratik të rrjedh. Kështu, i bëjmë thirrje presidentit që ai të rishqyrtojë qëndrimin e tij aktual dhe të mundësojë formimin e qeverisë së re – deklaroi Maja Kocijançiq, zëdhënëse e BE-së.

Rishqyrtimin e vendimit nga Presidenti Ivanov një ditë më parë kërkuan edhe Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zanieri dhe Përfaqësuesi i posaçëm i Qeverisë gjermane për Evropën Juglindore, Kristian Halbah. Ata pas takimeve me liderët e partive politike, nga Ivanov kërkuan të respektojë Kushtetutën e Maqedonisë dhe të lejojë që shumica paralamentare sa më shpejtë të formojë qeverinë e re./almakos


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu