Presidenti Gjorge Ivanov ka ndërmend që në Agjencinë për Zbulim të emërojë një shqiptare, me qëllim që t’i përfitojë simpatitë e shqiptarëve, pas deklaratave lidhur me platformën e partive shqiptare dhe vendimit që të mos ja jep mandatin Zaevit, merr vesh Libertas.
Sipas informacioneve të këtij portali, transmeton Gazeta Lajm, ushtrues detyre në postin e drejtorit do të emërohet ish deputetja Flora Kadriu ose Luljeta Qufliu, të dyja këshilltare në kabinetin e Ivanovit.
Siç merret vesh, paraprakisht ka qenë e planifikuar që në këtë vend të emërohet ish ministri i punëve të brendshme, Mitko Çavkov, mirëpo ai ka demantuar. Në një deklaratë për Libertas, Çavkov ka thënë se i plotëson kushtet për të shkuar në pension por se është duke e shfrytëzuar mundësinë ligjore të mbetet drejtor i Byrosë për Siguri Publike edhe një vit shtesë. Drejtorit aktual të Agjencisë për Zbulim i skadon mandati më 27 mars.