Ivanovi i thotë “JO” edhe Evropës: Nuk do ketë kampe refugjatësh në Maqedoni

Ideja e shefit të diplomacisë austriake, Sebastian Kurz për ngritjen e qendrave të refugjatëve në vendet e Ballkanit Perëndimor, në vend se në shtetet e Bashkimit Evropian, kanë reaguar nga kabineti i Presidentit Gjorgje Ivanov, transmeton TetovaSot.

Ivanov ka konfirmuar se në Maqedoni nuk do të ketë kampe të refugjatëve dhe se vendi mbetet në qëndrimin që e solli në mbledhjen e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive në Bruksel në tetor 2015.

“Në lidhje me krizën e emigrantëve, Republika e Maqedonisë si më parë, dhe në të ardhmen do të veprojë për të mbrojtur sigurinë e saj kombëtare. Çdo vendim që përfshin kujdesin e emigrantëve në vendet e Ballkanit që nuk janë anëtare të BE-së, nuk do të jetë e qëndrueshme, për shkak se këto vende nuk kanë kapacitetin dhe burimet për të përballuar ne fluksin e pritshëm të emigrantëve. Maqedonia është vend transit dhe nuk do të ketë kampe të refugjatëve”, thuhet në reagimin nga Kabinetit i kreut të shtetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu